E fundit/ Levandovskit i duhet të presë, Topi i Artë shkon për të shtatën herë në duart e Mesit
Mbrëmjen e sotme në Paris të Francës është mbajtur ceremonia e ndarjes së Topit të Artë. Trofeu më i lakmuar individual për futbollistët rikthehet pas një viti mungesë për shkak të pandemisë. Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo, Kilian Mbape, Robert Levandovski, Zhorzhinjo, Benzema ishin ndër kandidaturat për të fituar Topin e Artë.
Dyshja finale që garoi për këtë çmim ishte Mesi dhe Levandovski, por në fund ai që arriti ta merrte trofeun në duart e tij ishte argjentinasi. “Pleshti” thyen kështu rekordin e tij, duke fituar për herë të 7 Topin e Artë. Askush tjetër nuk ka arritur këtë sukses si ai./Halit Delibashi-Sport Ekspres/