Asnjë tjetër me të njëjtat statistika si ai, Levandovski shpallet sulmuesi më i mirë i vitit
Levandosvki është në garë për fitimin e Topit të Artë, por vetëm pak kohë para ndarjes së çmimit final, polaku ka fituar një trofe mjaft prestigjoz. Lojtari i Bajernit është shpallur sulmuesi më i mirë i vitit.
Ky çmim i jepet sulmuesit që ka shënuar më shumë gola në një vit kalendarik. Së bashku me golat e shënuar me Bajernin dhe ato me Kombëtaren, polaku numëron 64 gola brenda 12 muajve. Polaku e pranoi me kënaqësi këtë trofe që pasqyron sezonin e tij fantastik./Elio Hajdari-Sport Ekspres/