E FUNDIT/ Lamtumirë Southampton! Trajneri i Chelsea konfirmon ardhjen e Armando Brojës te londinezët, Tuchel: Do ta kthejmë me patjetër

Armando Broja nuk do të jetë më pjesë e Southampton. Sulmuesi shqiptar mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit me ta përballë Liverpul. Kjo pasi trajneri Hasenhutl do t’i besojë lojtarëve që do të ketë edhe në sezonin tjetër në përballjen e fundit të Premier League, atë me Leicester. Pak më parë ishte trajneri i Chelsea, Tuchel, që konfirmoi mundësinë që do t’i jap dy lojtarëve që kanë shkëlqyer pas lënies në huazim nga londinezët, Broja dhe Gallagher.

“Të dy këta lojtarë do të kthehen te Chelsea, sigurisht. Unë dua t’i kem ata në ndeshjet përgatitore për sezonin e ardhshëm. Atje do të vendosim përfundimisht edhe për të ardhmen e tyre. E gjitha do të varet nga Broja dhe Gallagher, sesi do të paraqiten në këto takime”, tha Tuchel. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *