“Isha pranë largimit, por lëshuan pe në fund”! Lojtari i Tiranës tregon detajet e kontratës: Më plotësuan kërkesat, tani duam grupet në Europë

Kontrata e Filip Najdovskit përfundonte në këtë verë dhe kishte shumë dyshime nëse lojtari do të vazhdonte të ishte pjesë e Tiranës. Por gjuha e përbashkët është gjetur me bardheblutë për firmosur kontratën e re dy vjeçare. Në një prononcim për “Infosport”, Najdovski është shprehur se klubi ka lëshuar pe në momentin e fundit, duke i plotësuar kërkesat.

“Edhe pse ishim larg marrëveshjes së re, në momentin e fundit ata lëshuan pe, duke më plotësuar kërkesat, pas të cilave firmosa kontratë dy vjeçare. Të shpresojmë në një verë më të gjatë. Kemi një skuadër të shkëlqyeshme, prandaj shohim shansin tonë në Ligën e Konferencës. Me pak fat, pse jo mos ti arrijmë grupet”, tha Najdovski. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online