E FUNDIT/ Laçi fiton “finalen e vogël” me Vllazninë për të ndjekur Tiranën falë portierit, nuk gabon as Kukësi me Egnatian

0

Në ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e radhës të kampionatit shqiptar. Kukësi nuk ka gabuar në transfertë ndaj Egnatias, për të fituar në shifrat 0-2. Ditë e qetë për verilindorët që me Shqiprim Taipin dhe Ndrecën kanë likuiduar ekipin e drejtuar nga Ramadani.

I gjithë interesi ishte te finalja e vogël, Laçi-Vllaznia. Bëhej fjalë për ekipin që do të ndiqte Tiranën dhe për këtë arsye, fitorja ishte detyrim për të dy skuadrat. Shumë raste dhe aksione që janë ndalur nga heroi Dajsinani, por goli që vendosi takimin ishte penalltia e saktë që ekzekutoi Guindo. Tanimë Laçi ka 6 pikë më pak se Tirana ndërsa Vllaznia humbet rrugën e titullit. /Sport Ekspres/

Egnatia-Kukësi 0-2 Shqiprim Taipi 31’, Ndreca 55′

55′ Gool! Musta përfiton nga gabimi i mbrojtsave të Egnatias dhe nxjerr Ndrecën përballë Pujës, që nuk gabon.

31’ Gool! Aksion fantastik i Kukësit në krahun e djathtë, me Edi Bashën që jep pasimin perfekt për Shqiprim Taipin. I ndodhur në zonë nuk mund të gabonte duke dërguar topin në rrjetë.

Egnatia: Puja; Ymeralilaj, Agbekpornu, Krivanjeva, Allmuça; Duranski, Iseni, Levendi; Ademi, Pedro Augusto, Xhekson

Kukësi: Tafas; Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca; De Lukas, Sh. Taipi, Gj. Taipi; Basha, Shkurtaj, Musta.

 Laci-Vllaznia 1-0 Guindo 64′ p

64′ Gool! Laçi gjen avantazhin nga pika e bardhë e penalltisë. Guindo dërgon topin nga njëra anë dhe Zogoviç në tjetrën.

Laci: Dajsinani, Roganoviç, Velkovski, Malota, Ziko, Qato, Deliu, Ujka, Adeleke, Mazrekaj, Guindo

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Dianje, Hakaj, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Mustedanagiç, Latifi, Gjurgjeviç

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.