E bujshme/ Shqipëria mund të provojë grupin e ferrit si me Italinë dhe Spanjën dikur, ja çfarë rrezikohet në shortin e Europianit

Shqipëria shpërdoroi mundësinë më të mirë për të arritur në Europian nëpërmjet Ligës së Kombeve. Në një grup me tre skuadra pas përjashtimit të Rusisë, kuqezinjtë nuk e shfrytëzuan dot shansin për të kaluar më tej. Megjithatë ky nuk është fundi i një edicioni, pasi Liga e Kombeve ishte një derë ndihmuese për të dalë më shpejt në Europian, rruga kryesore është ajo e kualifikueseve.

Teksa jemi ende në pritje të shortit, sipas të gjitha gjasave Shqipëria do të jetë në vazon e tretë. Koeficenti i vështirësisë pritet që të rritet së tepërmi, fundja fati nuk do të na buzëqesh gjithmonë në short. Por këtë herë mund të përjetojmë edhe dramën e dikurshme të kualifikueseve të Botërorit në kohën e De Biazit, ku ishim në të njëjtin grup me Italinë dhe Spanjën.

Në vazon e parë gjenden Kombëtaret më të mira aktualisht në Europë, ndërsa vazo e dytë njeh dy rivalë që duhet të evitohen me çdo kusht, Anglinë dhe Francën. Të dy këto kundërshtarë kanë rënë në këto vazo pas performancës negative në Ligën e Kombeve. Pra ekziston mundësia që përtej një Kombëtare të fortë që do të kapim normalisht nga vazon e parë, atje ku janë më të mirët, në vazon e dytë mund të gjendemi me Anglinë ose Francën.

Ndërkohë duhet theksuar se në këtë kompeticion kualifikohen direkt për në Europian vetëm dy vendet e para. Ajo që nuk duhet harruar është se edhe në vazon e katërt gjenden rivalë si Turqia apo Greqia, që do të na hapnin jo pak punë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online