E FUNDIT/ Kristiano Ronaldos nuk i ndahet pandemia, humbet ndeshjen kundër Lionel Messit

0

Kur u hodh shorti i Champions League tifozët po prisnin me padurim një tjetër përballje mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Por në përballjen e parë kjo nuk ka për të ndodhur pasi është konfirmuar mungesa e yllit portugez.

Media të njohura në Europë kanë raportuar së fundmi se Ronaldo ka dalë sërish pozitiv me Koronavirus në testimin e dytë. Tamponi i tij rezultoi pozitiv dhe kjo do të thotë se portugezi nuk mund të jetë i gatshëm në përballjen ndaj Barcelonës. Një humbje e madhe për Juventusin, ndërsa shpresat mbeten që tifozët ta shohin këtë përplasje në takimin e kthimit. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.