E FUNDIT/ Konferenca e fundit para Hungarisë, kapiteni Berisha: E kemi dëshmuar se Shqipëria bën gjëra të mëdha

Shqipëria do të luajë ndaj Hungarisë në transfertë në mbrëmjen e nesërme. Shumë do të diskutohet në këtë përballje, teksa kuqezinjtë kërkojnë që të mbajnë vendin e dytë. Para kësaj sfide, në konferencën për shtyp të fundit për Shqipërinë ka folur edhe kapiteni Berisha.

“Kemi luajtur për dy vite pa tifozë, ka qenë trishtim. Edhe ne kënaqemi më shumë kur ka tifozë, do të shijonte shumë nëse do të kishte tifozë arritja e fitores. Por ne jemi të përqendruar te takimi dhe duam fitoren, nuk jemi fokusuar te kjo pjesa e mungesës së spektatorëëve.

Jemi të sigurt se mund të bëjmë gjëra të mëdha dhe e kemi dëshmuar. Fitorja me Hungarinë na dha shpresën për të vazhduar ëndrrën tonë. Shpresoj që nesër të vazhdojmë me fitoren e radhës dhe t’i afrohemi ëndrrës tonë. Hungaria nuk ka ndonjë yll të madh, por luajnë si ekip. Ne do ta nisim nga ndeshje e parë ku e mundëm”, ka thënë Berisha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online