E FUNDIT/ “Do të bëjmë një ndeshje të madhe”! Reja flet në konferencë: Lojtarët kanë shumë besim, nëse humbasim dalim nga gara

Shqipëria do të luajë ndaj Hungarisë në transfertë në mbrëmjen e nesërme. Shumë do të diskutohet në këtë përballje, teksa kuqezinjtë kërkojnë që të mbajnë vendin e dytë. Para kësaj sfide, në konferencën për shtyp të fundit për Shqipërinë ka folur edhe trajneri Reja.

“Për ne janë të gjitha ndeshjet si një finale. Duam të vazhdojmë që të mbajmë gjallë ëndrrën e madhe dhe të qëndrojmë në vendin e dytë deri në fund. Nëse humbasim, nuk jemi më në lojë dhe dalim nga objektivat. E dimë shumë mirë forcën e Hungarisë, por ne kemi siguri, lojtarët kanë shumë besim. Jemi në Hungari për të bërë një ndeshje të madhe. Vetëm me një ndeshje të madhe mund të fitojmë.

Trajnerët kanë gjithmonë dyshime për zgjedhjet e tyre. Duhet të aktivizoj lojtarët që janë në formën më të mirë fizike pasi Hungaria është një ekip shumë fizik. Kam 24 lojtarë në dizpozicion dhe kemi një stërvitje të fundit për të bërë. Nesër në mëngjes do të mbyllet edhe formacioni.

Duke e njohur trajnerin e tyre italian, Rosi, e kam një ide sesi mund të luaj. Do të kërkojnë kontrollin e topit që në minutën e parë dhe të na sulmojnë. Ne duhet të jem gati dhe ta godasim kundërshtarin. Do të kemi momentet tona kur Hungaria që të zhbalancohet dhe të shfrytëzojmë në maksimum rastet.

Të dy ekipet janë shumë të organizuara në mbrojtje. Rosi ka thënë se do fitojë kush arrin të shënojë? E konceptoj se e ka thënë se Kombëtarja që do të shënojë e para, do të shkojë menjëherë për t’u mbrojtur. Le të shënoj Shqipëria e para dhe jo Hungaria (qesh)”, u shpreh Reja. /port Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online