Kupa e Italisë i përket “zonjës së vjetër”. Juventusi i ka rrëmbyer Gjimshitit me shokë trofeun e dytë për nga rëndësia në Itali. Finalja e luajtur në “Olimpiko” ka përfunduar me fitoren minimale 1-0 të bardhezinjve.
Goli i vetëm i takimit u shënua që në minutën e 4-t të takimit. Vllahoviçi ndëshkoi Atalantën në minutat e para të takimit, duke ia bërë më të vështirë ekipit të Gasperinit. Sulmuesi serb gjeti përsëri rrugën e rrjetës në minutën e 73-të, por VAR-i ndërhyri dhe e anulloi për pozicion jashtë loje. Në fund, ndeshja u mbyll me fitoren e Juventusit, që e përfundon kështu sezonin me një trofe të fituar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/