E fundit: Juve trondit tregun, e josh De Ligt me ofertën e bujshme!

Mathijs de Ligt është një ndër lojtarët më të kërkuar në botën e futbollit në këtë moment dhe duket se garën për ta blerë nga Ajaksi po e fiton Juventusi.

Nga burime të ndryshme, në Itali e në Holandë, raportohet se klubi italian ka hedhur një hap gjigant përpara sepse është treguar shumë më i vendosur se Barcelona, PSG dhe Mançester Junajtid, që për arsye të ndryshme po hezitojnë.

Juve nuk ka probleme me bilancin, ndryshe nga Barça e PSG, ndërsa Junajtid nuk luan në Champions dhe është në kaos, ndaj De Ligt nuk e preferon, duke dhënë sinjal pozitiv për Juven, nxitur edhe nga agjenti Mino Raiola.

Juve ka gati 70 milionë euro për Ajaksin, si dhe një kontratë 5-vjeçare për super talentin holandez, i cili do të përfitojë një pagë prej 15-20 milionë eurosh në sezon.

Nëse ia del mbanë, Juve përforcon pozitat në elitën e futbollit europian dhe sezoni i ri do ta shohë sërish pretendent të madh për triumf në Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *