E FUNDIT/ Italianët “braktisin” Partizanin në derbi! Frika largon Sormanin nga stoli, do të jetë Kalari trajneri

0

Një vendim tërësisht surprizues vjen nga Partizani pak minuta para ndeshjes me Tiranën. Në mbrëmjen e sotme nuk do të jetë Sormani në vendin e trajnerit tek të kuqtë, por Kalari. Kjo për shkakun e përhapjes së Koronavirusit tek kampionët në fuqi të Superiores sipas asaj që raporton “Supersport”, me 5 prej tyre që rezultuan pozitivë.

Pikërisht për këtë arsye dhe me frikën e madhe për një infektim të mundshëm, Sormani ka zgjedhur që të mos jetë pjesë e Partizanit ndaj Tiranës, pavarësisht se ka punuar gjithë javës për këtë takim. Gjithashtu në stolin e të kuqëve nuk do të jenë as italianët e tjerë, që kanë marrë në këtë mënyrë vendimin e përbashkët. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.