“Derbi i 96-ës? Në radhë të parë luanim për Tiranën”, dy ish-lojtarët e Partizanit të sinqertë: E donim Kupën në kryeqytet

0

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit premton gjithnjë spektakël në fushën e lojës dhe njihet për rivalitetin e zjarrtë mes skuadrave. Por duket se nuk ka qenë gjithmonë kështu, pasi mes dy rivalëve të përjetshëm ka ekzistuar edhe miqësia. Një gjë e tillë ka ndodhur në vitin 1996 dhe për këtë kanë folur edhe vetë protagonistët. Ish-futbollistët Afrim Tole dhe Alban Tafaj janë treguar mëse të sinqertë, duke u shprehur se në atë kohë kanë luajtur së pari për Partizanin, por nga ana tjetër dëshironin që trofeu të mbetej në kryeqytet.

“Rasi i derbit të vitit 1996? Në radhë të parë unë duhej të luaja për ekipin tim, Partizanin.  Në radhë të dytë luanim edhe për Tiranën, sepse donim që Kupa të mbetej në kryeqytet”, ka thënë Alban Tafaj. Më tej fjalën e ka marrë ish-shoku i tij i skuadrës, i cili ka qenë edhe më i sinqertë.

“Luftë? Edhe më keq. Një derbi shkon deri aty sa tifozët thonë më mirë të fitosh një derbi se sa kampionatin. Edhe kjo ndodh te Partizani-Tirana . Për 96-ën ka qenë një nga javët më të tmerrshme. Presioni ka qenë shumë i madh. Albani u mundua t’a rregullojë pak, por unë do tregohem më i sinqertë. Në radhë të parë ne luanim për Tiranën, sepse nuk kishim si të dilnim kampion. Gjithmonë mendoj dhe dëshiroj që Kupa të mbetet në kryeqytet”, është shprehur Afrim Tole./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.