VIDEO/ Portieri i Liverpulit e bën veten të duket amator, gabimi trashanik që i dha fitoren Arsenalit

Arsenali ka marrë sot tre pikë mjaft të rëndësishme në Ligën Premierë. “Topçinjtë” mposhtën Liverpulin me shifrat 3-1, duke e ngushtuar kështu në vetëm 2 pikë diferencën me vendin e parë. Një fitore për të cilën duhet të falenderojnë edhe portierin e të kuqve.

Van Dajku dhe Alison Bekeri nuk u kuptuan me njëri-tjetrin në rasti ne golit të dytë të ndeshjes, duke i dhënë mundësinë Martinelit të dërgonte topin në portën e zbrazët. Mbrojtësi holandez e la topin për ta kontrolluar portieri, por ky i fundit e bëri veten të dukej si amator. Alison Bekeri kërceu në ajër pa arritur ta largojë dot topin me këmbë. Gabimi trashanik i tij bëri që topi të binte në zotërim të Martinelit, që e pati fare të lehtë të shënonte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online