E FUNDIT/ Hoxhallari flet me superioritet pas pjesës së parë: E bëmë Beshiktashin të duket ekip norma, jo ai jashtëtokësori që thonin të gjithë

Pjesa e parë e takimit Tirana-Beshiktash përfundoi me shifrat e barabarta 0-0. Erjon Hoxhallari është prononcuar për mikrofonin e “Supersport“-it pas përfundimit të 45 minutave të para, ku është shprehur mjaft i kënaqur me lojën e zhvilluar nga bardheblutë. Mbrojtësi i Tiranës ka folur me superioritet ndaj kundërshtarit, duke thënë se e bënë Beshiktashin të duket si një ekip normal në këtë pjesë të parë.

“E kemi studiuar kundërshtarin. Po ndjekim udhëzimet e trajnerit dhe e kemi bërë Beshiktashin të duket një ekip normal, jo ai ekipi jashtëtokësor që e bënin të gjithë”, ka thënë Hoxhallari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *