E FUNDIT/ Hidhet shorti i turit të tretë! Ekipet shqiptare njohin rivalët e mundshëm, Kukësi dhe Teuta…

Kukësi dhe Teuta mund të thuhet padyshim që e kanë disi të mbrapsht rrugëtimin e tyre në “Europa League”. Ekipet shqiptare kanë arritur që të krenojnë tifozët shqiptarë duke kaluar turin e parë, por shorti ishte i pamëshirshëm në turin e dytë.

Verilindorët do të kenë përballë tyre Wolfsburgun, ekipin e njohur të Bundesligës. Ndërkohë nga ana tjetër më të thjeshtë nuk do ta ketë Teuta, pasi do të luajë përballë Granadas, ekipit që mat forcat me superfuqitë europiane si Reali dhe Barcelona. Por nëse një surprizë e këndshme mund të ndodhte tek njëra prej këtyre skuadrave, pasi futbolli lejon gjithçka, turi i tretë nuk do të ketë një vështirësi më të rritur, pasi fundja më tepër nuk mund të kishte në “Europa League”.

Me shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës, çifti i Teuta-Granada do të ndeshet me fituesin e çiftit tjetër Lokomotiv Tbilisi-Dinamo Moska. Pra sipas të gjitha gjasave do të jetë ekipi i njohur rus që mund të kalojë më tej, por nëse do të kalohej Granada, Dinamo e Moskës do të dukej shumë e vogël. Ndërkohë Kukësi mund ta ketë edhe më të thjeshtë turin e tretë, pasi fituesja e çiftit me Wolfsburgun do të ketë përballë saj një ekip pak i njohur nga Ukraina, Desna Chernihiv, që vjen menjëherë në turin e tretë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *