“Nuk jam i aftë për futbollin shqiptar”, zyrtari i Wolfsburgut i frikësohet udhëtimit në Shqipëri

Nga Klaudio Ndreca

Drejtori sportiv i Wolfsburg, Jorg Shmadtke, i frikësohet udhëtimit në Shqipëri. Më tepër për situatën e vështirë që është duke u kaluar në gjithë botën për shkakun e pandemisë. Udhëtimi që do të bëj ekipi i Bundesligës në vendin tonë mund të fshehi edhe të papritura, të paktën kjo është mënyra sesi e mendojnë aktualisht në Gjermani, udhëtimin që do të bëjnë për në vendin tonë.

Kur pyetet në lidhje me emrin e kundërshtarit që do të ketë në turin e dytë të “Europa League”,  nuk mungon sportiviteti: “Nuk mund të flas shumë rreth kundërshtarit tonë, nuk jam i aftë për futbollin shqiptar”, e nis me një buzëqeshje Shmadtke.

E për ta vazhduar më tej, është Ambasada Gjermane në Shqipëri që e bën gjëndjen disi shqetësuese pasi paralajmëron qytetarët e saj që të mos bëjnë udhëtime të kota në vendin tonë, të cilat mund të evitohen. Kjo paralajmëron rrezikun e pandemisë dhe për këtë arsye Shmadtke shprehet se do të shoh me vëmendjen edhe sigurinë që do t’i ofrohet  skuadrës. “Do të shohim efektet që do të ketë. Për momentin jemi shumë herët për të thënë diçka më tepër në lidhje me këtë temë. Do të shohim me vëmendje kundërshtarin, por edhe kushtet që do të na ofrohen”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online