E FUNDIT/ Gjimshitin nuk e shqetësojnë yjet e Liverpulit, Atalanta trondit “Enfildin” me 3 gola

Befasi në “Enfilld”. Atalanta ka tronditur Liverpulin mbrëmjen e sotme, duke fituar pastër 0-3. Skamaka zhbllokoi rezultatin në minutën e 38, ndërsa në të 60-n dyfishoi shifrat. Kur të gjithë prisnin kundërpërgjigjen e të kuqve, Pashaliçi i dha goditjen përfundimtare ekipit të Klopit. Futbollisti i Atalantës i dërgoi shifrat në 0-3 në minutën e 83-të dhe mbylli përfundimisht historinë e këtij takimi.

Titullar në këtë ndeshje të madhe të bergamaskëve ishte edhe Berat Gjimshiti. Mbrojtësi shqiptar kreu me sukses detyrat e tij në vijën e mbrojtjes, duke mos u shqetësuar aspak nga yjet e Liverpulit. Me këtë fitore Atalanta është me njërën këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Atalanta’s gola against Liverpool!!
byu/Football_24_7 insoccer