E FUNDIT/ Gjiganti francez është shumë i fortë për Vllazninë, vajzat shqiptare nuk e shmangin dot goleadën ndaj PSG-së

Vllaznia ka zhvilluar mbrëmjen e sotme ndeshjen e tretë në grupet e Champions League-s për femra. Vajzat shkodrane kanë pasur përballë një kundërshtar mjaft të fortë si PSG-ja, ndaj të cilit nuk ka mundur ta shmangë dot goleadën. Gjigangti francez ka fituar me rezultatin 5-0, duke i shkaktuar Vllaznisë humbjen e tretë në grup.

Vajzat shqiptare rezistuan deri në minutën e 39, kur Geyoro tundi rrjetën për të parën herë. Pas saj, vetëm një minutë para përfundimit të pjesës së parë, Gjergji shënon autogol. Fraksioni i parë i lojës përfundon me rezultatin 2-0, ndërsa në të dytin PSG-ja shënon edhe tre herë të tjera. Fillimisht me anë një penalltie të ekzekutuar me sukses nga Bachmann-i në minutën e 60 dhe më pas me Baltimore në të 75 dhe Folquet në minutën e 85. Pavarësisht këtij rezultati, vetëm pjesëmarrja në këtë nivel të futbollit europian është një arritje e madhe e Vllaznisë, që në grup përballet me superfuqi si Reali i Madridit, Chelsea dhe PSG-ja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *