E fundit/ Flamuri i Partizanit përfundon në sektorin e Tiranës, e kthejnë përmbys

Ndërsa kanë mbetur edhe pak minuta nga përballja mes Tiranës dhe Partizanit, ka nisur edhe incidenti i parë. Teksa lojtarët ishin duke bërë nxehmjen, tifozeritë e të dyja ekipeve janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga kjo përplasje ka pasur edhe të dëmtuar nga sendet e forta, ndërsa ka ndërhyrë edhe policia për të marrë situatën në kontroll. Megjithatë vështirësia ishte e madhe për të qetësuar gjithçka, pasi u kapën të papërgatitur. Shumë tifozë janë arrestuar, ndërsa derbi nuk zhvillohet derisa policia të ketë kontrollin e plotë mbi gjendjen. Ndërkohë “Sport Ekspres” raporton nga stadiumi se policët me skafandra kanë shkuar te tifozët e Partizanit. Gjithashtu ajo që shohim është se flamuri i Partizanit ka përfunduar në duart e tifozëve të Tiranës pas atij incidenti, me këta të fundit që e kanë kthyer përmbys. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online