E FUNDIT/ Emri i Kategorisë Superiore do të shitet këtë javë, dy kompani shqiptare dhe zbulohet shuma

Futbolli në Shqipëri do të nisë në mesjavë pas bojkotit që ka zgjatur për shumë javë, deri në momentin që Qeveria ra në dakortësim për ndryshimin e gjendjes dhe për të plotësuar pikat e propozuara nga ana e Ligës Profesioniste.

Ndërkohë Kategoria Superiore do të ndërrojë emrin për një sezon, atje ku një kompani shqiptare do të blejë të drejtën për të vendosur emrin e saj. I ftuar në “Procesin Sportiv”, Koço Kokëdhima ka dhënë edhe disa detaje shtesë:

“Për momentin janë dy kompani shqiptare që e kërkojnë të drejtën e emrit, nuk ka munguar interesi. Do të jetë vetëm për këtë sezon. Shuma? Do të shitet për më tepër se 150 mijë dollarë. Kjo është e përafërt, mund të shkojë edhe shumë më tepër”, ka thënë Kokëdhima. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *