Debati/ “Ndoshta je ti pjesë e byrekut”, përplasja e mendimeve të Andi Lilës dhe Koço Kokëdhimës

Një përplasje të mendimeve ka në “Procesin Sportiv” mes Andi Lilës dhe Koço Kokëdhimës. Presidenti i Apolonisë është shprehur se misioni është arritur nga bojkoti pasi vëmendja është kthyer mbi problematikat e këtij sporti, shumë më ndryshe nga situata që ishte më parë. Ndërkohë Lila ka vendosur theksin se Sindikata e Futbollistëve nuk ka qenë e pranishme në tryezë për të dëgjuar diskutimet. Më poshtë mund të ndiqni edhe një pjesë të këtij debati:

Andi Lila: “Kërkesat ishin të drejta nga ana e futbollit, por nuk mund të themi se ishin si pjesëmarrës të gjithë aktorët e futbollit. Nuk ishim ne si Sindikata e Futbollistëve. Këtu nuk ka transparencë. Unë një ndeshje futbolli që organizova dhe Sinemati më tha me shumë të drejtë se nuk ka transparencë. As këtu nuk shoh transparencë. Unë i dërgova mesazh presidentit të Ligës dhe me email që të ishim edhe ne pjesëmarrës në tryezë dhe nuk më ktheu përgjigje”.

Koço Kokëdhima: “Liga nuk mund të jetë gjithëpërfshirëse. Ne kërkuam të drejtat për përmirësimin e futbollit dhe po kërkonim të drejtën e futbollistëve. Qëllimi i këtij bojkoti është arritur dhe vëmendja mund të kthehej vetëm në këtë mënyrë. Ne nuk kemi përjashtuar asnjë, të gjithë ishin të mirëpritur për t’iu bashkuar tryezës”.

Andi Lila: “Por ne jemi lënë jashtë”.

Koço Kokëdhima: “Si jeni lënë jashtë ju? Ne nuk po ndanim ndonjë byrek aty dhe iu lamë edhe juve pa copën tuaj”.

Andi Lila: “Ne nuk jemi pjesë byreqesh, kështu na konsideron, ndoshta jeni ju”.

Koço Kokëdhima: “Më thuaj se çfarë nuk ishte në favor të futbollistëve në kërkesat tona. Ishim ne aty”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online