“Futbolli kthehet në qytete të mëdha dhe ikin njerëzit që i ranë më qafë”, Jupi: Nuk shkrihej as Luftëtari

Redi Jupi ka folur mbi kërkesat e parashtruara nga ana e Ligës Profesioniste karshi Qeverisë duke i mbështetur ato, e më veçanërisht në ligjin e sponsorizimeve. Kjo pasi do të sjellë përmirësimin financiar të klubeve, ndërsa nga ana tjetër Jupi nuk ngurron të shprehet se nëse ky ligj do të ekzistonte rreth 2 vite më parë atëherë do të ndalte edhe shkrirjen e një klubi me emër si Luftëtari. I ftuar në emision “Procesi Sportiv” ka ardhur edhe kjo analizë mbi situatën.

“Atëherë unë kam qenë në mbështetje të kërkesave të futbollit ndaj Qeverisë, megjithëse kam kërkuar për mbylljen e bojkotit. Shikoni, sikur edhe një prej kërkesave të plotësohet atëherë e gjitha kjo ia ka vlejtur. Nuk ka ndonjë rëndësi të madhe koha e bojkotit, për mendimin tim edhe deri në dhjetor le të vazhdohej me të. Vetëm me rëndësi të madhe që të ndryshohej ligji dhe duhet të theksojmë faktin se bëhet fjalë për ndryshime përfundimtare që do t’i sjellë frymëmarrje futbollit.

Luftëtari është shkrirë si ekip përpara pak ditësh, le të kthehemi pak edhe te ligji i sponsorizimit që unë e kam aq shumë merak. Nëse ky ligj do të ishte i miratuar në mënyrë të saktë rreth 2-3 vite më parë, pasi kërkon kohën e tij për t’u vendosur në funksion, nuk do të ndodhte edhe shkrirja e këtij klubi. Do të ndikojë te pagesat dhe gjithçka tjetër që lidhet për të mirën e futbollit. Do e sjelli këtë sport sërish në qytetet e mëdha, do të largojë ata njerëz që i kanë rënë mëqafë futbollit gjatë gjithë kësaj kohe”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online