E FUNDIT/ E pabesueshme, por e vërtetë! Partizani eliminohet nga goditja e parë në portë, të kuqtë vuajnë nga mungesa e nuhatjes në zonë (VIDEO)

Partizani i ka dhënë fund rrugëtimit në Champions League. Të kuqtë janë eliminuar sot nga Bate Borisovit. Nëse i hedh një sy statistikave rezultati 2-0 në favor të Bate Borisovit mund të duket i pabesueshëm, por është i vërtetë. Pas barazimit 1-1 në Tiranë, bjellorusët kanë fituar në Hungari me vetëm dy goditje në portë. Malkeviçi gjendet i harruar në shtyllën e dytë dhe në minutën e 71-të, me të parën goditje në katërkëndësh, e dërgon topin në rrjetë.

Partizani, i cili deri në këtë moment kishte dominuar tërësisht takimit, duket se humbet besimin, e bashkë me të edhe qartësinë në lojë. Arbitri akordon 10 minuta shtesë mbi kohën e rregullt, por as kaq nuk mjaftojnë që Partizani të kthejë baraspeshën. Përkundrazi në aksionin e fundit të ndeshjes Bate Borisovi shënoi edhe golin e dytë të takimit dhe siguroi biletën për në turin e dytë të Champions League-s, ndërsa Partizani do të vazhdojë rrugëtimin në turin e dytë kualifikues të Conference League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online