E FUNDIT/ Disiplina merr vendimin për Bylis-Laçi, dënim i rëndë për Nuabuezen dhe Carkanjin

Komisioni i Disiplinës ka zbardhur vendimet për javën që lamë pas. Sigurisht që e gjithë vëmendja ishte e kthyer për sa i përket ngjarjes së ndodhur në Ballsh, gjatë duelit Bylis-Laçi. Një sherr masiv u regjistrua gjatë takimit, ku protagonist ishte fillimisht Nuabueze në radhët e kurbinasve dhe më pas Carkanji që u kundërpërgjigj në krahun tjetër.

Disiplina ka vendosur sa i përket këtij episodi aspak të hijshëm për futbollin shqiptar, duke dënuar rëndë dy lojtarët në fjalë. Kirian Nuabueze dhe Xhoi Carkanji do të mungojnë për plot 10 ndeshje me skuadrat e tyre, duke humbur pjesën më të madhe të mbetur nga ky kampionat. Gjithashtu një pezullim prej 9 takimesh ka marrë edhe zyrtari i Bylisit, Ermal Hasimaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

1. Lojtari i KF Laçi, Nwabueze Kyrian Chinazorm, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. Lojtari i KF Bylis, Xhoi Carkanji, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Zyrtari i KF Bylis, Ermal Hasimaj, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Shkëndija C.T U-19, për dështim në zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 Grupi A, kundër KS Korabi, në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
5. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë midis F.C Bulqiza dhe FK Tërbuni. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.
6. Rrëzimin e kërkesës së KF Sopoti, në lidhje me lojtarin Orgest Tanushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

One thought on “E FUNDIT/ Disiplina merr vendimin për Bylis-Laçi, dënim i rëndë për Nuabuezen dhe Carkanjin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online