E FUNDIT/ Dinamo merr fitoren e madhe për Bledar Devollin, Skënderbeu sheh më afër Kategorinë e Parë

Skënderbeu-Dinamo 0-1 Mihana 2′

Një fitore të madhe ka marrë Dinamo në ditën e sotme teksa ia ka dalë të triumfojë në shifrat 0-1 në transfertë me Skënderbeun. Si një finale direkte mbijetese shihej kjo sfidë, që u vendos vetëm me golin e Mihanës.

Që në minutën e 2 do të vinte tundja e rrjetës teksa pas krosimit të bukur që mbërriti në këmbët e Mihanës, i vetëm përballë portierit nuk mund të gabonte. Skënderbeu kishte mbajtjen e topit dhe e zhvillojë ndeshjen me një portë, veçanërisht në të dytën, por i mungoi fantazia për të vënë seriozisht në provë Simonin.

I vetmi moment i rrezikshëm për Dinamon në të dytën ishte ekzekutimi perfekt i goditjes së dënimit nga Ibrahimi, por Rexhepi bëri mrekullinë. Në fund, kryeqytetasit fitojnë ndeshjen më të rëndësishme teksa po përfliteshin emra të tjerë për të marrë vendin e Devollit. Ndërkohë Skënderbeu mban vendin e fundit në renditje dhe tani sheh seriozisht më afër Kategorinë e Parë. /Sport Ekspres/

2’Goool! Krosim perfekt për Mihanën që ndodhej i vetëm para Rexhepit dhe tund rrjetën.

Skënderbeu: Rexhepi, Frashëri, Vitija, Shehu, Dwumfour, Sadriu, Victor, Mara, Vrapi, Berisha, Mensah.

Dinamo: Simoni, Prodani, Sofranac, Samake, Siljanovski, Demiri, Ibraimi, Denisson, Mihana, Chinedu, Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online