Chelsea është mposhtur sot me shifrat minimale 1-0 nga Middlesbrough. Ekipi i ligës së dytë të futbollit anglez ia ka dalë të triumfojë përballë bluve të Londrës falë golit të Hackney-t, që u shënua në minutën e 37 të takimit. Megjithëse Middlesbrough u detyrua të zëvendësonte dy lojtarë brenda 20 minutave të para për shkak të dëmtimeve, në fund ia doli të festonte përballë një ekipi me histori si Chelsea.
Në fushën e lojës u aktivizua edhe Armando Broja, i cili hyri nga stoli në minutën e 63-të. Megjithëse pati thuajse 30 minuta në dispozicion, sulmuesi shqiptar nuk arriti të zgjidhte ngërçin e skuadrës së tij. Skuadrat do të përballen sërish më 23 janar, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Carabao Cup./Halit Delibashi-Sport Ekspres/