“Kvaratshkelia nuk do e bënte as për 1 bilionë euro”, menaxheri sulmon Osimhenin: Do të largohet në Arabinë Saudite

Osimheni cilësohet si një nga qendërsulmuesit më të mirë në botë të momentit. Nigeriani aktivizohet te Napoli, por kërkohet nga disa klube me emër në Europë. Megjithatë, menaxheri i Kvaratshkelias ka deklaruar së fundmi për “1TV“ në “Gazzetta dello Sport“ se Osimheni do të largohet drejt Arabisë Saudite në verë. Ndërkaq, ai ka thënë për Kvaratshkelian, që nuk do ta kryente një transferim të tillë edhe sikur në tryezë të ofroheshin 1 bilionë euro.

“Osimheni firmosi një kotratë të re, por vërtetë mendoni se ai do të kalojë të gjithë karrierën e tij te Napoli? Unë mund t’ju them që ai do të shkojë në Arabinë Saudite në verën e ardhshme. Napoli i ka rritur rrogën, por Kviça nuk do ta pranonte një transferim të tillë edhe për 1 bilionë euro. Ai më mirë do të luante për Realin e Madridit, Bajernin e Mynihut, Barcelonën ose Mançester Sitin. Kvaratshkelia ka objektiva dhe preferenca të ndryshme”, ka thënë Mamuka Jugeli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online