E FUNDIT/ Ademi i jep fitoren në fund Egnatias ndaj Kastriotit, minutat që u kthyen si një arenë boksi

Egnatia-Kastrioti 2-1 58′ Krasniqi p’, Ademi 89’/ Kaina 75′ p’

Egnatia ka arritur që të fitojë me shifrat 2-1 ndaj Kastriotit. Pjesa e parë ishte e gjitha e përgjumur, ndërsa ekipet e kishin lënë që të vendosej gjithçka në të dytën. Fillimisht ishte penalltia e fituar nga Duranski në të 57.

Për shkakun e shumë penalltive të humbura në Kupë, Ramadani ia besoi ekzekutimin Krasniqit. Ky i fundit nuk gaboi dhe arriti që të gjente rrjetën. Shumë raste të shpërdoruara nga ana e Egnatias për golin e dytë dhe Kastrioti barazoi, po sërish, nga 11-metrat.

Lila do të dalonte me dorë topin që po shkonte në portë dhe Kaina e ndëshkoi Pujën nga penalltia. Goli i fitores erdhi në minutën e 89, teksa Ademi fluturoi mbi të gjithë pas një goditje dënimi. Në minutat e fundit ka qen situatë e tensionuar teksa fusha dukej si arenë boksi, atje ku Magani u ndëshkua me karton të kuq. /Sport Ekspres/

89′ Goditje dënimi e ekzekutuar në perfeksion nga Duranski dhe Ilird Ademi fluturon mbi të gjithë, me kokë gjen rrjetën, Egnatia-Kastrioti 2-1.

75′ Ndeshja e destinuar të vendoset nga 11-metrat. Lila prek topin me dorë në zonë dhe akordohet penalltia. Kaina dërgon topin në një krahë dhe Pujën në tjetrën, Egnatia-Kastrioti 1-1.

57′ Duranski fiton penallti pas një kontakti në zonë. Krasniqi e merr përsipër ekzekutimin e 11-metërshit dhe shënon golin e parë në sezon. Ishte e vetmja mënyrë për të shënuar në ndeshjen e përgjumur, Egnatia-Kastrioti 1-0.

Egnatia: Puja; Allmuça, Krasniqi, Krivanjeva, Duranski; Agbekpornu, Levendi, Lila; Xhekson, Pedro Augusto, Ilirid Ademi

Kastrioti: Sali; Neziri, Selmani, Husein, Rami; Onanuga; Greca, Hasani, Basha, Zogaj; Kaina Nunjesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online