E FUNDIT/ 6 gola dhe 1 karton i kuq! Ndeshje spektakolare te Vllaznia-Teuta, shkodranët fitojnë mes emocioneve

Vllaznia-Teuta 4-2 Latifi 1′, 16′ , Diagne 7′, Jonuzi 72’/ Hebaj 18′,  Lorenzo Vila 40′

Vllaznia ka arritur që të fitojë ndaj Teutës në një ndeshje spektakolare që prodhoi 6 gola. Pa hyrë mirë në fushë ne blertë, në sekondën e 51 ishte Latifi që shënoi super gol nga distanca. Ndërkohë pas vetëm 6 minutash, Dianje u harrua i vetëm në zonë dhe do të dyfishonte shifrat.

Gjendjen e Teutës e përkeqësoi Latifi në të 17, për të dërguar rezultatin në 3-0 pas goditjes së saktë me kokë. Por nëse pritej fitore e thellë e shkodranëve, Teuta hyri në lojë. Mbrojtja e shkodranëve u kap e papërgatitur në minutën e 18 teksa Beqja nxori Hebajn me portën e boshatisur.

Gjithçka u rihap në të 40, ku thuajse në të njëjtën situatë, Hebaj shërbeu për Lorenzo Vilën që ngushtoi gjithçka në 3-2. Por në fund nuk u arrit përmbysja e madhe pasi Jonuzi shënoi super gol nga distanca në të 72. Në fund ka vend edhe për një karton të kuq të Qaqit në minutat shtesë pas bërrylit ndaj Aralicës. /Sport Ekspres/

72′ Super goli i Jonuzit! Lojtari godet fuqishëm duke gjetur cepin e rrjetës, Qirko mbetet në vend.

40′ Krosim fantastik i Kotobellit në zonë dhe Vila nxjerr me portën e boshatisur Lorenzo Vilën. E pabesueshme ajo që ndodh në Shkodër, ndeshja shkon në 3-2.

18′ Ngushton diferencat Teuta, Beqja tregohet altrusit dhe pason për Rubin Hebajn, i cili e ka të thjeshtë të realizojë me portën e boshatisur.

16′ Vllaznia realizon edhe golin e tretë. Kros nga e djathta dhe finalizim me kokë i Liridon Latifit, i cili gjen golin e tetë sezonal në Superiore.

7′ Vllaznia nuk përmbahet. Goditje këndi për vendasit dhe Fallou Diagne, i pambuluar në zonën durrsake, dërgon me kokë topin në rrjetë.

1′ Gjuajtje e saktë e Liridon Latifit, i cili mposhti Pano Qirkon dhe nisi festën me shokët e skuadrës pas 51 sekondash.

Vllaznia (4-2-3-1): Zogovic; Gurishta, Diagne, Bulatovic, Hakaj; Krymi, Jonuzi; Da Silva, Mustedanagic, Latifi; Djurdjevic. Trajner: Thomas Brdaric.

Teuta (3-5-2): Qirko; Jazxhi, Qaqi, Ivanovic; E. Vila, Aleksi, Beqja, Avdyli, Kotobelli; Hebaj, L. Vila. Trajner: Renato Arapi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online