E Dyta/ Elbasan mediokër, Orikumi e Albpetroli fluturojnë. Dhunë në Delvinë

0

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së dhjetë në Kategorinë e Dytë dhe ka pasur surpriza, shumë gola dhe dhunë, që rrallë mungon në këtë nivel, ku edhe dora e Federatës është më pak e dukshme, për shkak se shumë pak ndeshje filmohen.

Në grupin A Veleçiku fitoi lehtësisht ndaj Kevitanit dhe i është afruar sërish Vorës, e cila e kishte pushim. Pas dy skuadrave kryesuese afrohet Spartaku i Tiranës, që sot arriti një fitore të bujshme, 7-1 në transfertë kundër Kukësit B.

Në grupin A Elbasani konfirmohet një skuadër plot probleme dhe mediokriteti në lojë e rezultate vazhdon, sepse sot barazoi në shtëpi ndaj Devollit.

Falënderon Orikumi, që triumfoi ndaj Memaliajt me rezultatin 6-1 dhe në 3 javë ka kapur dhe ka parakaluar Elbasanin zhgënjyes, që edhe në Kategorinë e Dytë nuk po respekton emrin që mban.

Fluturon Albpetroli, sërish fitues, këtë radhë 4-2 në Skrapar. Me këtë fitore, Albpetroli kap Elbasanin në renditje.

Për sa i përket dhunës, ajo ishte rezervuar për derbin Delvina-Butrinit, sfidë që përfundoi 2-0, por me shumë ngjarje, ku më e rënda ndodhi në minutën e 30-të, kur lojtarët vendas sulmuan arbitrin e ndeshjes dhe u desh ndërhyrja e kryebashkiakut të Delvinës që të kthehej qetësia.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.