E duan të gjithë, Guardiola thurr elozhe për Bielsën para ndeshjes: Është trajneri që admiroj më shumë në botë

Trajneri Marceo Bielsa bëri realitet të pamundurën, teksa riktheu Leeds-in në Premier Ligë pas gati 2 dekadash. Edhe në këtë sezon, skuadra e tij e ka nisur mjaft mirë, duke u renditur në vendin e 7-të në kampionat, vetëm tre pikë më pak se kryesuesit e Leicester. Disa nga cilësitë e trajnerit Marcelo Bielsa janë grinta dhe aftësia për të kuptuar lojtarët e për të marë më të mirën prej tyre.

Ditën e sotme Leeds do të luajë në shtëpi përballë Manchester City, në një ndeshje ku qytetarët shihen si favoritë në letër. Megjithatë duke e parë ndeshjen e zjarrtë ndaj Liverpool, kjo skuadër ka treguar se di të luajë shumë mirë dhe ndaj ekipeve elitare. Teniku i City-t ep Guardiola ka thurur elozhe për homologun e tij, në konferencën për shtyp përpara ksaj sfide.

“Ai është ndoshta personi që admiroj më shumë në botë, si trajner dhe si lojtar. Ai është personi më i veçantë për sa i përket marrëdhënies me skuadrën. Është unik. Asnjë nuk mund ta imitojë. Është e pamundur”,- u shpreh Guardiola. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online