Kukësi i Longos është bukuria e këtij sezoni, teksa momentalisht prodhon futbollin më të këndshëm për syrin e shikuesve, që në fund shpërblehet edhe me rezultatet e duhura. Megjithëse me një merkato të fuqishme duke afruar shumë emra të njohur në ekip, Dinamo nuk ia del të dalë me pikë nga sfida e sotme. As muskujt e as kualitetet nuk i kanë mjaftuar këtë mbrëmje, teksa në fund të 90 minutave shifrat shënonin 0-1 për Kukësin. Në fund të takimit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”.
Longo (Kukësi): “Nuk e di nëse është dashuri. Por është një ndjenjë që unë ndihem vetë shumë i afërt me lojtarët. Po bëjmë mirë dhe për këtë ndihem shumë i lumtur. Nuk luajmë vetëm, kemi edhe një kundërshtar që në pjesën e dytë bëri shumë mirë. Por ka momente gjatë sezonit kur duhet të dish të vuash. Sot vuajtëm sepse na duheshin 3 pikët. Nuk pësuam gol dhe kjo është ndeshja e dytë radhazi që nuk pësojmë gol.
Ndryshimet mes Ksanthit dhe Kukësit? Nuk është shumë e ngjashme. Mentaliteti ndoshta po, por loja jo. Te Ksanthi kishim më shumë mbajtje topi, ndërsa këtu përdorim më shumë vertikalizime. Sa i përket presidentëve e doja presidentin e Ksanthit, siç e dua Safetin tani. Janë shumë të apasinuar.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/