“Jam i kënaqur me skuadrën”, Shkëmbi e sheh ndryshe humbjen me Kukësin: Përveç sekondave të golit ishim gati perfekt

Kukësi i Longos është bukuria e këtij sezoni, teksa momentalisht prodhon futbollin më të këndshëm për syrin e shikuesve, që në fund shpërblehet edhe me rezultatet e duhura. Megjithëse me një merkato të fuqishme duke afruar shumë emra të njohur në ekip, Dinamo nuk ia del të dalë me pikë nga sfida e sotme. As muskujt e as kualitetet nuk i kanë mjaftuar këtë mbrëmje, teksa në fund të 90 minutave shifrat shënonin 0-1 për Kukësin. Në fund të takimit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Shkëmbi (Dinamo): “Ishte një moment gabim shpërqendrimi i mbrojtjes. Duhet ta zgjidhim. Po e kontrollonim lojën gjatë atyre minutave. Pavarësisht se u munduam, kontrolluam gjithë lojën, u munduam për të barazuar, nuk arritëm ta bënim një gjë të tillë. Në futboll nuk ka asnjë që ta ketë skuadrën në 100% e të dalin të gjitha. Jam i kënaqur me skuadrën. Në minutat e para mund ta kishim nisur në avantazh, por nuk ia arritëm. Futbolli kështu e ka. Rastet që të jepen mund edhe të mos i shënosh.

Nuk mendoj që e humbëm ndeshjen në 25 minutat e para. E humbëm vetëm ato pak sekondat e golti. Pjesa tjetër ishte gati perfekt. Patëm raste për të shënuar. Kundërshtari nuk na rrezikoi shumë. Të mos harrojmë se kundërshtari në ndeshjet e tjera shënon shumë gola. Nuk do më pëlqente që lojtarët të vuajnë ndeshjen e tyre të parë në Tiranë, sepse janë profesionist. Mund të ketë pasur ndonjë lojtar e ka pasur këtë problem. I mërzitur jam vetëm për rezultatin, jo për gjëra të tjera. Nuk e di si e prisnit ju Dinamon, por unë kështu e prisja”.

Longo (Kukësi): “Nuk e di nëse është dashuri. Por është një ndjenjë që unë ndihem vetë shumë i afërt me lojtarët. Po bëjmë mirë dhe për këtë ndihem shumë i lumtur. Nuk luajmë vetëm, kemi edhe një kundërshtar që në pjesën e dytë bëri shumë mirë. Por ka momente gjatë sezonit kur duhet të dish të vuash. Sot vuajtëm sepse na duheshin 3 pikët. Nuk pësuam gol dhe kjo është ndeshja e dytë radhazi që nuk pësojmë gol.

Ndryshimet mes Ksanthit dhe Kukësit? Nuk është shumë e ngjashme. Mentaliteti ndoshta po, por loja jo. Te Ksanthi kishim më shumë mbajtje topi, ndërsa këtu përdorim më shumë vertikalizime. Sa i përket presidentëve e doja presidentin e Ksanthit, siç e dua Safetin tani. Janë shumë të apasinuar.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online