VIDEO/ E bukura e mund bishën! Kukësi i Longos është bukuria e këtij sezoni, mposht Dinamon dhe kap Tiranën në krye

LIVE, Dinamo-Kukës 0-1 Basha 28′

E bukura e ka mundur bishën në “Air Albania“. Kukësi i Longos është bukuria e këtij sezoni, teksa momentalisht prodhon futbollin më të këndshëm për syrin e shikuesve, që në fund shpërblehet edhe me rezultatet e duhura. Megjithëse me një merkato të fuqishme duke afruar shumë emra të njohur në ekip, Dinamo nuk ia del të dalë me pikë nga sfida e sotme. As muskujt e as kualitetet nuk i kanë mjaftuar këtë mbrëmje, teksa në fund të 90 minutave shifrat shënonin 0-1 për Kukësin.

Një top i gjatë nga mesfusha nxorri zbuluar të gjitë mbrojtjen dinamovite në minutën e 28, kur Basha fiton duelin me Harizajn me një parabël mjaft të bukur. Dyshimet për pozicion jashtë loje i shuan edhe VAR-i, duke bërë që goli të jetë i rregullt. Të dyja ekipet prodhuan një lojë mjaft të kënaqshme në “Air Albania”, ku mungonin vetëm tifozët për të plotësuar më së miri tablonë e kësaj sfide. Kukësi shkon në kuotën e 14 pikëve me fitoren e sotme, duke kapur kështu Tiranën në krye të tabelës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Dinamo: Harizaj, Sofranac, Imami, Siljanovski, Isaevski, Demiri, Haxhiu, Sidibe, Mihana, Ibraimi, Çinedu

Kukësi: Tafas, Lulaj, Ndreca, Peposhi, Bytyçi, Hila, Sh.Taipi, Gj. Taipi, Milunoviç, Basha, Feijao

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online