E do klubi që bëri të njohur Dërmakun, 4 skuadra vihen pas lojtarit shqiptar

Shqiptarët në kampionatin italian janë gjithnjë në rritje. Shumë emra tashmë janë konfirmuar edhe në Serie A, ndërsa ka edhe nga ta që janë në hapat e para të karrierës dhe po përpiqen të hedhin hapat e duhur për të mbërritur në nivele të larta. I tillë është edhe Erald Lakti. Mesfushori që është në pronësi të Firorentinës sezonin e kaluar e kaloi në radhët e Gubios në Serie C.

Klubi në fjalë dëshiron ta ketë lojtarin kuqezi edhe më gjatë në skuadër, por gjërat nuk janë aq të lehta për tu arritur, kur pas Laktit janë vënë edhe 4 skuadra të tjera. Nga Serie C janë Avelino dhe Padova që kanë rënë në gjurmët e shkodranit, megjithëse ofertat nuk mundojnë as nga Serie B. Ekipi që bëri të njohur Dërmakun, duke i dhënë këtij të fundit mundësinë të realizonte ëndrrën dhe të prekte elitën italiane me Parmën, Cosenza e do Erald Laktin në skuadër për sezonin e ardhshëm, mirëpo interes ka edhe nga Reggiana./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online