“E dini kush është problemi i Kompany te Anderleht?”, ish-futbollisti në Belgjikë: Nuk e do rezultatin! Djema, për fitoren luhet

Anderlehti nuk e ka nisur mirë as këtë sezon të ri teksa ka humbur një ndeshje dhe ka barazuar në tjetrën. 1 pikë e grumbulluar nga 6 të mundshme. Statistikat nuk janë aspak të mira, teksa ish-futbollisti i njohur nê Belgjikë, Marc Degryse, ka treguar problemin e trajnerit Kompany.

“E dini se cili është problemi i tij? Ai e sheh futbollin më shumë si rezultat i stërvitjes dhe asaj që punohet gjatë javës. Kompany do të shoh vetëm realizimin e asaj që punon në stërvitje. Akoma mendon se rritja në lojë është më e rëndësishme se rezultati. Pyetja është se për sa kohë do vazhdohet kështu. Djema, futbolli luhet për t’u fituar”, tha Degryse. Ndeshja e radhës për Anderleht do të jetë kundër Laçit në Conference League. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online