“E dimë çfarë ndodhi dje me Messi-n”, Pochettino e thotë hapur: Është një mundësi për të cilën klubi po punon

Barcelona lëshoi dje një komunikatë për shtyp që do të trondiste të gjithë tifozët katalanas. Messi nuk do të mund të jetë më lojtari i tyre dhe nuk mbetet gjë tjetër veçse palët ti japin lamtumirën njëri-tjetrit. PSG mbetet ekipi favorit për të siguruar firmën e yllit argjentinas, ndërsa vetë trajneri Pochettino pranoi në konferencë për shtyp se transferimi i 6 herë fituesit të Topit të Artë është një mundësi mbi të cilën klubi po punon.

“Kur flasim për një lojtar si ky, ka kohë dhe mundësi që mund të kalojnë … ose jo. Klubi po punon, ne po analizojmë të gjitha mundësitë dhe kjo është njëra prej tyre. Ne jemi të fokusuar në fillimin e sezonit. Në të njëjtën kohë, jemi të fokusuar te klubi, i cili po punon në dritaren e transferimeve në një mënyrë diskrete dhe po punon për të përmirësuar ekipin në çfarëdo mënyre të mundshme për të arritur objektivat që kemi vendosur në fillim të sezonit.

Për sa i përket Lionel Messit, ne e dimë se çfarë ndodhi dje. Unë nuk do të them asgjë ndryshe nga kjo. Ne jemi plotësisht të fokusuar në mposhtjen e Troyes dhe fillimin e mirë të sezonit. Transferimi i Messi-t do të thotë largim i Mbappe-së? Jo”, ka deklaruar Mauricio Pochettino./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online