Amir Abrashi gjen klubin e ri në Zvicër, drejtori sportiv në Gjermani: Ishte i veçantë, energjia e tij na ktheu elitën

Amir Abrashi ka marrë vendimin e ri në karrierë duke u larguar nga Freiburg për t’u rikthyer në shtëpinë e vjetër, Grashopërs. Në sezonin e fundit mesfushori shqiptar u dërgua si huazim te Bazeli, ndërsa vlerësimet më të larta erdhën nga drejtori sportiv i Freiburg.

“Me Amirin, kemi jo vetëm që një lojtar po largohet nga ne, por edhe një person shumë të veçantë. Amiri e ka futbollin në zemrën e tij. Ai erdhi tek ne në një fazë shumë të komplikuar për shkak të rënies në atë kohë.

Me arritjet e tij atletike dhe, mbi të gjitha, optimizmin dhe energjinë e tij të papërmbajtshme, ai na ndihmoi në shumë momente. Abrashi donte që të ishte vazhdimisht në fushë dhe prandaj ia plotësuam dëshirën të kthehej te Grashopërs”,  tha drejtori sportiv i Freiburg, Klemens Hartenbach. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online