U largua nga Juventusi si një dështim, Sarri kthehet si trajner në Serie A

0

Në verë dukej diçka e pamundur, por tashmë Mauricio Sarri mund të jetë trajneri i Fiorentinës. Ish tekniku i Juventusit ka zgjidhur kontratën me klubin, ku përfitonte akoma nga ana financiare pasi shkëputja e kontratës u bë pa dëshirën e tij. Ky vendim mund të bëhet realitet së shpejti, teksa pritet që italiani të marë drejtimin e skuadrës.

Mauricio Sarri u pa si një revolucionar në skuadrën e Juventusit, teksa ishte i njohur për lojën e tij mjaft sulmuese, ndryshe nga parardhësi i tij Alegri, që fokusohej vetëm në rezultate.

Megjithatë adaptimi i Tiki- Takës tek një ekip me mentalitet mbrojtje si Juventusi ishte mjaft i vështirë dhe në Champions League nuk shkuan dot as në çerek finale. Tekniku italian u zëvendësua nga ish legjenda e Milanit, Andrea Pirlo, i cili nuk po arrin dot ta kthejë Juventusin në nivelin e duhur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.