“E di që më ka dalë nami sikur shkarkoj trajner”! Halili tregon bisedën e rinovimit me Shehin: I shkova në shtëpi, një kafe buzë detit

Refik Halili është i ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Presidenti i Tiranës është shprehur për shumëçka që ka ndodhur me klubin në këtë vit, që u shpall kampion me Partizanin. Gjithashtu është diskutuar edhe për çështjen e Taulant Seferit, që sipas kreut të bardhebluve, nuk do të lëshohet për më pak se 1 milion e gjysmë euro.

“Askush tjetër nuk ka bërë më mirë se Taulant Seferi në 10 vitet e fundit. Le të themi të vërtetën, kur e morëm nga Young Boys, na thonin: “Nuk bën”. Shiheni Seferin sot. Unë nuk merrem me pseudo menaxherë, ka shumë të tillë në Shqipëri. Këta gjuajnë gjithmonë poshtë me çmime. Kam folur me menaxherë të njohur nga Legia dhe skautë të Barcelonës. Kampionati shqiptar po shihet shumë tani, sipas tyre. Prandaj pa 1 milionë e gjysmë euro, Seferi nuk jepet.

Kam folur me Orges Shehin në ditën e parë, ishte bisedë e shkurtër. I thashë që e di sikur më ka dalë nami se shkarkoj trajner, por e garantova se nuk do ta bezdiste askush. Por sigurisht me një kusht, nëse nuk kishte rezultate, duhej të hapte krahun. Po flitet për Tiranën. Tani trajneri ka lidhje të fortë me lojtarët. Madje mua më dalin kundër lojtarët dhe mbrojnë trajnerin kur flitet për ndonjë mendim ndryshe nga mua. Rinovimi?

Shehi do të jetë pjesë e Tiranës. Unë vendosa dhe i shkova në shtëpi, për të pirë një kafe buzë detit. Kemi folur për rinovimin, jo për anën financiare, e tha edhe vetë trajneri se nuk ngec aty puna. Sigurisht që edhe financat duhen pasi jemi familjar. Por trajneri më ka kërkuar vetëm një listë lojtarësh që do të shpalosi dhe grupin që do të ketë për Europë. Edhe këtu nuk ka probleme pasi Tirana ka kontrata 3-vjeçare, prandaj do të vazhdojmë së bashku”, tha Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online