“Kalaja e Rozafës në Shkodër është…”, Bashkim Tufa tregon problemin e Vllaznisë: I ka hedhur në rrugë talentet, se ti shiste do bënte para dhe prokopi

Bashkim Tufa ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”. Teksa është folur për problemin e Vllaznisë, Tufa ka thënë se shkodranët i kanë hedhur në rrugë lojtarët e talentuar. Pra bëhet fjalë për një gabim në mentalitet teksa që në nisje të sezonit ishte titulli kampion që u vendos si objektiv.

“Edhe Kalaja e Rozafës në Shkodër është, ka një legjendë, prish dhe rregullo. Vllaznia këtë ka bërë. Nëse humbi titullin për golavarazh në sezonin e shkuar, nuk kishte se pse të bënte kaq shumë lëvizje në skuadër. Merr 10 dhe largo 12, si kampionët e tjerë të Superiores.

Ka dy Vllazni, ajo e Shkodrës dhe pjesa tjetër ku shkodranët mbushën ekipet e Superiores. Vllaznia i ka hedhur në rrugë lojtarët e talentuar, nuk i ka shitur, se t’i shiste do bënte lekë dhe do kishte bërë prokopi. Është gabim në mentalitet, thanë që në fillim se do të dalin kampion”, tha Bashkim Tufa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online