Shqipëria është shortuar në të njëjtin grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë në Kampionatin Europian Gjermani 2024. Në vendin tonë entuziasmi është i lartë dhe shpresojnë për një surprizë në verën e ardhshme, por në të njëjtën mënyrë nuk e shohin në Kroaci. Në një intervistë me emisionin “Koha Shtesë” në “Sport Ekspres”, gazetari Babiç, ka deklaruar se i duhet të lërë mënjanë diplomacinë dhe të shprehë mendimin e tij se kuqezinjtë do të largohen me 0 pikë nga Kroacia. (Intervistën e plotë në “Koha Shtesë” mund ta ndiqni në videon më poshtë).
“E di që duhet të thoja që shpresoj se do të kalojë më tej Shqipëria dhe Kroacia, do të ishte më diplomatike kështu. Më vjen keq, por nuk ju gënjej dot. Është e lehtë për mua që të them Kroacia në vendin e parë, Shqipëria në vendin e dytë, por unë e mendoj ndryshe, se Shqipëria e mbyll me zero pikë”, ka thënë Babiçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/