Girona po jeton ëndrrën! Tjetër fitore dhe kalon Realin për vendin e parë, ka më shumë pikë se më të fortët e Europës

Girona po jeton ëndrrën! Ndoshta edhe vetë lojtarëve të skuadrës katalanase po t’ju thoje se pas 17 javëve kampionat do të udhëhiqnin bindshëm, me shumë mundësi do të konsideronin çmenduri. Por ja që futbolli di si të dhurojë befasi nga më të pabesueshmet. Girona ka marrë fitoren e 14 në kampionat, teksa ka mposhtur pastër 3-0 Alavesin.

Artem Dovbyk-u realizoi dy herë në portën kundërshtare (23’, 59’ p.), ndërsa një prej golave mban autorësinë e Portu-së (42’). Me këtë fitore Girona shkoi në kuotën e 44 pikëve, duke i rimarrë vendin e parë Realit të Madridit. Por skuadra e drejtuar nga Michel-i, nuk është lider vetëm në La Liga. Girona gjithashtu është klubi që ka arritur të grumbullojë më tepër pikë se çdo skuadër tjetër në 5 ligat më të forta të Europës. Kështu, Girona lë pas edhe emra si Interi, Arsenali, Bayern Munich-u, Bayer Leverkuseni, Arsenali, Liverpool-i. Një sukses i jashtëzakonshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online