E dërguan në Milano, Ikardi kërcënon hapur Interin

Mauro Ikardi dhe Interi vazhdojnë “betejën”. Një ditë më parë klubi zikaltër njoftoi se sulmuesi argjentinas do të linte Luganon dhe do të kthehej në Milano. Në deklaratë theksohej se e gjithë kjo ishte vendosur në mënyrë konsensuale. Gjithsesi duket se nuk është kështu.

La Repubblica raporton se Ikardi nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e Interit dhe zbulon ato që ai u ka thënë drejtuesve. “Unë do të qëndroj këtu për dy vite, do marr rrogën time dhe nuk lëviz”, janë fjalët që pretendohet të jenë thënë nga argjentinasi.

Interi tashmë ka një telash për të zgjidhur, por sigurisht ky është një kërcënim që edhe vetë Ikardi zor se e ka seriozisht. Ai dëshiron të largohet dhe Juventusi është klubi që e ka në plane. Këto sjellje normalisht bëjnë që zikaltrit të mendojnë vetëm ta largojnë nga skuadra dhe kështu do të detyrohen të ulin pretendimet financiare.

Një betejë nervash mes palëve, që me shumë mundësi do të zgjidhet shumë shpejt. Interi e ka gjetur edhe pasuesin, Romelo Lukakun. Gjithashtu edhe Edin Xheko pritet të vishet zikaltër, për të kompletuar kështu sulmin për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *