E çuditshme në Korçë, klubi kërkon falje publike pas fitores

Skënderbeu fitoi ndaj Kukësit, në duelin përballë një rivali direkt për titullin. Tifozët u kthyen në stadium, duke i dhënë një tjetër pamje ndeshjes, pasi klubi vendosi të konvertonte në gjobë financiare pjesën e mbetur të dënimit.

Por, në një mbrëmje ku Skënderbeu dha një tjetër sinjal se nuk do të dorëzohet lehtë drejt objektivit sezonal, ndodhi një episod i pazakontë, që e detyroi klubin të kërkonte falje. Një gabim i një prej pikave të shitjes së biletave, ka bërë që në treg të dilnin edhe biletat e përcaktuara për tribunën e gazetarëve.

Kjo situatë krijoi jo pak probleme për përfaqësuesit e mediave të cilët ndoqën ndeshjen. Ndryshe nga sa ndodh në vendin tonë, ishte vetë klubi korçar ai që njoftoi ngjarjen, duke kërkuar ndjesë publike për gabimin e bërë, ndërsa premtoi se episode të tilla nuk do të përsëriten më.

“KF Skënderbeu kërkon ndjesë publike të gjithë përfaqësuesve të mediave për cënimin e vendit të punës gjatë zhvillimit të takimit Skënderbeu – Kukësi, si pasojë e shitjes aksidentale nga ana e një prej pikave të autorizuara, të biletave që korrespondojnë me ulëset në Tribunën e medias. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, Skënderbeu ju siguron që ngjarje të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen”, shkruhej në deklaratën e klubit. Gabimet ndodhin. Për t’u përshëndetur është reagimi i klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online