E çon në spital dhe nuk i jep duart nga arbitri! Ndeshje e çmendur në MMA, e bukura shkatërron bishën

Nga Klaudio Ndreca

Një ndeshje e çmendur është zhvilluar në MMA, gjatë paradites së sotme, duke mbajtur zgjuar të gjithë ndjekësit e këtij sporti. Bëhej fjalë për përballjen e Justin Gaethje me Tony Ferguson, ndërsa fituesi i këtij dueli do të kishte mundësinë për t’u përballur me të pamposhturin Khabib.

Kjo përballje nuk ka zhgënjyer aspak, pasi i ka arritur pritshmëritë e shikuesve. Justin Gaethje arriti që të fitonte në raundin e 5, pasi ishte arbitri që e mori vendimin, teksa Ferguson e kishte humbur ekuilibrin nga grushtat e shumtë. Por vetë luftëtari nuk ishte dorëzuar ende dhe pikërisht për këtë arsye, nuk ia ka dhënë duart fituesit Gaethje, pavarësisht se ky i fundit ka shkuar për ta takuar.

I gjakosur tërësisht në fytyrë dhe me shenja të mëdha që iu lanë, Ferguson e mbylli kështu këtë ndeshje, megjithëse ishte favoriti kryesor për të fituar. Menjëherë do të transportohej në spitalin e Jacksonville, Florida, për të mjekuar fytyrën dhe syrin. E bukura mundi bishën! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online