David Raya ishte portieri titullar dhe i padiskutueshëm te Brentfordi në sezonin e kaluar. Për shkak të ofertave të shumta që ka ky lojtar, ekipi anglez ka zgjedhur që të mos i jap më minuta në miqësore.
Por si për çudi, Thomas Strakosha vazhdon të mbetet zgjedhje e dytë, edhe pa David Raya. Trajneri i Brentford po i beson më shumë Flekken, që e nisi si titullar edhe ndeshjen e djeshme ndaj Aston Vilës.
Megjithatë ky portier pësoi 3 gola në intervalin kohor të minutës 27 deri në 37, në barazimin 3-3. Strakosha do të aktivizohej në minutën e 60 dhe Brentford nuk do të pësonte më gola, megjithëse për hir të së vërtetës nuk kishte shumë punë për të bërë. /Sport Ekspres/