E çoi Interin në finale të Champions League, Inzagi i tregon vendin Milanit: 4 derbi në 4 muaj, i kemi fituar ne të 4-ta

Mund të quhet një mrekulli e futbollit! Askush nuk e kishte imagjinuar në fillim të këtij sezoni se Interi do të arrinte në finalen e Champions League. Madje shumëkush besonte se zikaltërit do të eliminoheshin që në fazën e grupeve pasi para tyre kishin Bayern Munchen dhe Barcelonën.

Megjithatë djemtë e Inzagit arritën të kalonin më tej dhe në gjysmëfinale mundën Milanin, rivalin e përjetshëm, në një ndeshje që do të shkruhet në histori për ta. Martinez shënoi golin e vetëm në minutën e 74, ndërsa në ndeshjen e parë, zikaltërit kishin fituar 0-2. Menjëherë pas takimit, Inzagi nuk e fshehu krenarinë.

“Kemi zhvilluar 4 derbi në 4 muaj dhe i kemi fituar ne të gjitha. Ne e dimë sesa kemi vuajtur, por djemtë ishin perfekt. Ata tregon vëmendje dhe ishin shumë të fokusuar. Në ditët në vazhdim do e kuptojmë se çfarë kemi bërë. Është një udhëtim i pabesueshëm. Dua vetëm t’i përgëzoj djemtë. Që nga 1 prilli kemi luajtur thuajse çdo tre ditë, kemi arritur dy finale dhe e kemi kthyer situatën në rrugën e duhur në kampionat”, tha Inzagi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online