Arda Guler cilësohet si një prej talenteve më të mëdhenj në Spanjë. Vetëm 18-vjeç, por ky mesfushor premton shumë për të ardhmen. I ardhur nga një dëmtim i gjatë, Guler ka luajtur në dy takimet e fundit përpara finales së Superkupës.
Fillimisht u aktivizua për 58 minuta kundër Arandinas, më pas u fut për 9 minuta në ndeshjen e fituar 5-3 ndaj Atletiko Madrid. Për të nuk kishte vend në finalen e sotme me Barcelonën, por sipas Ancelotit, djaloshi vjen nga një dëmtim i rëndë dhe duhet të aktivizohet gradualisht. 2 ndeshje të luajtura, praktikisht vetëm 67 minuta dhe 1 trofe i fituar, me siguri që Arda Guler e kuptoi sot se çfarë do të thotë që të jesh pjesë e Real Madrid. /Sport Ekspres/